Sport

Kosova fiton 6 medalje në Kampionatin Ballkanik të xhudos (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 09 September 2017

Kosova ka shënuar sukses të madh në Kampionatin Ballkanik, duke fituar 6 medalje, prej tyre dy të arta

Xhudistët kosovarë kanë vazhduar me paraqitje të mira, duke fituar gjashtë medalje në Kampionatin Ballkanik, ku morën pjesë 11 shtete.

Prej këtyre medaljeve, Kosova fitoi dy të arta, tri të argjendta dhe një të bronztë.

Medalje të arta fituan Distria Krasniqi deri në 52 kg dhe Lorena Kuka në 78 kg. Medalje të argjendta fituan Fjolla Kelmendi 48 kg, Flaka Loxha 57 kg dhe Laura Fazliu 63 kg, ndërsa medalje të bronztë fitoi Akil Gjakova në 73 kg. /Express/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera