Sport

Kosova fillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Spanjën

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 30 March 2021

Futbollistët e kombëtares së Kosovës kanë zbarkuar në stadiumin olimpik te Sevillas, “La Cartuja”, aty ku nesër mbrëma do të përballen me Spanjën, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ tashmë kanë filluar stërvitjen e fundit para ballafaqimit me spanjollët.

Pas futjes së lojtarëve në stadium për t’u stërvitur, në sfond është dëgjuar edhe himni shtetëror i Kosovës.

Në këtë seancë stërvitore po merr pjesë edhe mesfushor Valon Berisha, i cili është në dyshime për duelin e nesërm./Gazeta inFokus/

Image

Image

Të tjera