Lajme

“Kosova është gati”, MPJ kërkon veprime nga SHBA dhe BE kundër Rusisë pas arrestimit të gazetarit bjellorus

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 24 May 2021

Ministria e Punëve të Jashtme së Kosovës, ka kërkuar nga NATO, SHBA’ja dhe BE’ja që të ndërmarrë veprime pas arrestimit të gazetarit Bjellorus, Roman Protasevich, nga pushteti i vendit repsektiv.

MPJ, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Tëitter’, ka parashtruar këtë kërkesë, duke argumantuar se Putini po bëhet çdoherë e më shumë agresiv në vendet perëndimore, shkruan Gazeta Express.

“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit…”, është thënë ndër të tjera në postim.

Tutje, në postimin e MPJ’së është përmendur edhe armatimi që ka siguruar Serbia së fundmi nga Rusia.

“[Pa Putinin], nuk do kishte kërcënime nga Vuçiqi, e as 30 tanka të reja për Serbinë. NATO, SHBA’ja dhe BE’ja duhet të ndërmarrin veprime që të mbrojnë miqtë e tyre. Kosova qëndron gati”, përfundon postimi.

Reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës vjen pas arrestimit të gazetarit bjellorus, Roman Protasevich, nga pushteti bjellorus gjatë ditës së djeshme.

Një aeroplan që po vinte nga Athina, e cila po barte në mesin e pasagjerëve edhe gazetarin Protasevich, u detyrua nga autoritetet bjelloruse që të ateronte në territorin e tyre, në mënyrë që më pas të arrestohej disidenti Prostasevich.

Të tjera