Kosova ende pa ambasadorë në 12 vende të botës
Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 20 September 2021
Në plot 12 vende të botës, prej muajsh Kosova nuk ka ambasadorë të akredituar. Disa zyrave në këto vende këtë fund-gusht iu mbyllën edhe dyert. Por shumë më mirë Kosova i ka punët me diplomacinë ushtarake.
Sapo iu përfundoi mandati atasheve në Amerikë, Gjermani e Turqi, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Jashtme i emëruan pasuesit.
Në vend të Ilir Qeriqit në SHBA është emëruar Berat Shala; në Gjermani Xhavit Sadriaj pasohet Besim Gashi e në vend të Bekim Osmanit që ishte atashe ushtarak në Turqi u emërua Bekim Zejnullahu.
Punët e një ambasadori në misionet diplomatike nuk zëvendësohen dot nga ushtarakët, por sipas ish atasheut të parë të mbrojtjes në SHBA, Xhavit Gashi, përfaqësuesi i ushtrisë edhe mund t’i japë një dorë punëve politike. Gashi në një intervistë për Klanin ka ndarë edhe një përvojë të tij.
“Ambasadori Ismaili ishte dikur në Neë York… kur telefonon ministri Hoxhaj thotë keq që nuk qenka aty se më duhet të takohem me dikë në Shtëpinë e Bardhë tek stafi i Biden, atëherë unë drejtpërdrejtë kontaktova me stafin e zv. presidentit dhe e morëm punë të kryer, edhe është befasu se ai më ka njoftë mu vetëm si ushtarak e jo si diplomat”, ka deklaruar ai.
Por sipas Gashit që në atë kohë për shkak të rrethanave ishte atashe i paakredituar, është shumë e rëndësishme edhe grada e atasheut të mbrojtjes.
“Grada është një element tjetër që të hap dyer sepse një prej elementeve të diplomacisë është edhe protokolli e sipas protokollit në panele diskutuese e vetëm ulja në një vend e tryezë grada ka shumë rëndësi”, ka thënë ai.
Në rastin e fundit, në SHBA, Gjermani e Turqi, kolonelët u zëvendësuan me pjesëtarë që bartin një gradë më të ulët, nënkolonel.
Aktualisht Ministria e Mbrojtjes është në proces të emërimit edhe të disa atasheve tjerë.
“Jemi në negocim për akreditimin e atasheut në Belgjikë, ndërsa jemi në proces të përzgjedhjes edhe për tre atashe tjerë, si në vijim: Shqipëri, Kroaci dhe Mbretëri e Bashkuar.” – thuhet në një përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas rregullores së re të për atashetë e mbrojtjes që hyri në fuqi në tetor 2020, vendosja dhe fillimi i punës së Atasheut të Mbrojtjes dhe Përfaqësuesit Ushtarak realizohet brenda periudhës Qershor – Gusht, përveç në kushte të jashtëzakonshme apo në raste të shkarkimit/largimit.
Mandati i atasheve është tre vjeçar, derisa para fillimit të shndërrimit të FSK-së në ushtri ishte 4 vjeçar dhe ata nuk ishin të akredituar.
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...