Lajme

Kosova e Shqipëria nesër mbajnë mbledhjen e përbashkët të qeverive, ja çfarë postimi bën Edi Rama

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 25 November 2021

Ditën e nesërme (26 nëntor) do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë.

Lajmin e ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai e ka shoqëruar njoftimin me flamujt e të dyja vendeve.

Rama ka treguar se kjo mbledhje do të zhvillohet në qytetin e Elbasanit.

“Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”- shkruan Rama në postimin e tij.

Të tjera