Lajme

Kosova e shpall non-grata rusen e akuzuar për spiunazh

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 07 August 2022

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Daria Asmalova është shpallur non-grata në Republikën e Kosovës.

Sveçla ka thënë se Asmalovas do t’i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës për pesë vjet.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

-Advertisement-

Ai shtoi se kushdo që që tenton të destabilizon vendin do të përballet me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës.

“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”.

Ndryshe, Sveçla dje ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar u ndalua Asmalova, për të cilën shumë shtete kanë thënë se është e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar nën petkun e gazetares.

Ministri shtoi se tentimi i saj për të hyrë në Kosovë, vjen vetëm një javë pas tensioneve të shkaktuar në veri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera