BE: Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje deri më 2019
Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 05 February 2018
Serbia dhe Mali i Zi janë të vetmet vende të Ballkanit Perëndimor, të cilat në Strategjinë e Komisionit Evropian do të marrin afat të qartë kalendarik për pranim të mundshëm në BE në vitin 2025, ndërsa datat e integrimit evropian të vendeve të tjera të rajonit nuk do të përmenden.
Kështu thuhet në versionin përfundimtar të Strategjisë për Perspektivën e Besueshme të Ballkanit Perëndimor, teksti i së cilës u miratua të hënën në takimin e shefave të kabinetit të Komisionit Evropian.
Në dokumentin që ka siguruar Radio Evropa e Lirë, Mali i Zi dhe Serbia identifikohen sërish si lidere ne rajon dhe pranimi i tyre në BE parashihet të bëhet për shtatë vjet.
“Negociatat për pranim janë duke u zhvilluar me Malin e Zi dhe Serbinë. Me vullnet të fuqishëm politik, me reforma reale dhe të qëndrueshme, si dhe me zgjidhje përfundimtare të kontesteve me fqinjët, këto dy vende do të jenë potencialisht të gatshme për anëtarësim në vitin 2025”, thuhet në tekstin e Strategjisë së Komisionit Evropian, e cila do të publikohet të martën në Strasburg.
Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nga ky dokument do të sigurojnë vetëm perspektivën për integrim evropian, pa afate kalendarike për pranimin e tyre të mundshëm.
“Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandime për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në bazë të kushteve të plotësuara. Me përpjekje dhe angazhim të vazhdueshëm, Bosnja dhe Hercegovina mund të bëhet kandidate për anëtarësim. Kosova ka mundësi të bëjë përparim të qëndrueshëm me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe të avancojë në rrugën e saj evropiane kur të lejojnë rrethanat objektive”, thuhet në Strategji.
Në këtë dokument, Bashkimi Evropian ka ashpërsuar gjuhën në kapitullin për sundimin e ligjit. Ai qartë paralajmëron se vendet e rajonit do të bëhen anëtare të BE-së, “por jo në gjendjen ku janë sot”.
“Sot, vendet tregojnë elemente të qarta të shteteve ‘të kapura’, përfshirë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës, si dhe përzierje të fuqishme të interesave publikë dhe privatë”, thuhet në Strategji.
Strategjia po ashtu vë në dukje se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ekziston “ndërhyrje e gjerë politike në media dhe kontroll mbi to”.
“Gjyqësori i fuqishëm dhe i pavarur, si dhe qeveritë dhe administratat e përgjegjshme janë të domosdoshme për të bërë ndryshime të qëndrueshme shoqërore, të cilat janë të nevojshme”, thuhet në dokument.
Strategjia për Ballkanin Perëndimor vë theksin mbi dy çështje të rëndësishme që ndikojnë në të gjithë rajonin dhe që duhet të zgjidhen përpara se ndonjë vend i rajonit t’i bashkohet BE-së: dialogu midis Kosovës dhe Serbisë dhe mosmarrëveshjet dypalëshe.
“Nuk mund të ketë qëndrueshmëri të përhershme në rajon pa normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, përmes dialogut që e ndihmon BE-ja. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve është urgjente dhe vendimtare, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përparojnë në rrugën evropiane”, thuhet në tekstin e Strategjisë, e cila parashikon që një marrëveshje e tillë të arrihet deri në fund të vitit 2019.
Rreth çështjeve të hapura dypalëshe midis vendeve të rajonit, Strategjia thotë se para pranimit të tyre në BE, ato duhet të gjejnë dhe zbatojnë “zgjidhje përfundimtare dhe të detyrueshme”.
“Bashkimi Evropian nuk mund dhe nuk do të prezantojë mosmarrëveshje dypalëshe”, thuhet në tekstin e Strategjisë.
Kur bëhet fjalë për problemet e pazgjidhura kufitare midis këtyre vendeve, Komisioni Evropian kërkon që palët “t’i dërgojnë në arbitrazh përfundimtar”, siç është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Vendimet e arbitrazhit do të duhet pastaj t’i pranojnë dhe respektojnë të dyja palët, përpara se të futen në BE.
Komisioni Evropian ka vërejtje konkrete edhe në kapitullin për ekonominë, ku po ashtu thuhet se ka ndërhyrje politike.
“Pjesë kritike të ekonomisë në rajon janë jokonkurrente, me shumë ndërhyrje të panevojshme politike dhe me sektor të pazhvilluar privat”, thuhet në tekstin e Strategjisë. /Rel/
Të tjera
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...