Kosova e Serbia sot duhet t`i dorëzojnë komentet mbi planin e sekuencimit
Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 18 July 2024
Qeveria e Kosovës pritet që deri sot t`i dorëzojë në Bruksel komentet mbi dokumentin e planit të sekuencimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Nga Qeveria thanë se do t’i përgjigjen kërkesës së ndërmjetësve evropianë porse për zbatim të marrëveshjes duhet e njëjta qasje edhe nga pala tjetër.
Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i dorëzojë komentet e saj me shkrim mbi dokumentin e planit të sekuencimit, brenda kohës së paraparë, pra 18 korrikut, sipas kërkesës së emisarit Lajçak.
“Në vazhdimësi, përgjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, pala jonë ka paraqitur propozime konkrete dhe komente për secilën pikë, të versioneve të planit të sekuencimit, duke dëshmuar konstruktivitetin, si dhe gatishmërinë e vullnetin për zbatim të marrëveshjeve. Që marrëveshjet të zbatohen në plotni, duhet po e njëjta qasje dhe nga pala tjetër, gjë e cila deri më tash, fatkeqësisht ka munguar”, thonë nga qeveria, raporton RTKlive.
Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se këto komente nuk do ta ndryshojnë fort rrjedhën e dialogut, duke pasur parasysh qasjen e palës serbe.
“Nuk pres asgjë nga këto komente sepse nuk besoj që pala serbe është e gatshme t’i nënshtrohet një sekuencimi të zbatimit të marrëveshjes dhe BE-ja nuk i ka mekanizmat e imponimit që marrëveshja të zbatohet dhe ata që nuk e zbatojnë, çfarë masa do të ketë ndaj tyre”, ka thënë për RTK, analisti Dritëro Arifi.
Sipas tij, dialogu nuk do të prodhojë asnjë rezultat konkret nëse nuk shtohet presioni ndaj palës serbe e cila vazhdimisht ka shkelur marrëveshjen.
“Duke parë presionin që duhet t’i bëhet palës serbe, sepse ajo është që po refuzon cdo gjë, pres që rezultati të jetë zero. Në asnjë mënyrë nuk pres ndonjë levizje konkrete apo serioze në atë drejtim”, ka shtuar Arifi.
Në takimin e fundit në Bruksel nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes.
Të tjera
-
Po kërkohej me urdhër të Gjykatës, arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit
Një person i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, ...
-
Ministri i mbrojtjes: Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë ishte për ta frenuar ndikimin rus në Ballkan
Një nga qëllimet e vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë e rajon, ka qenë vend...
-
Burrë e grua vdesin në aksidentin e trafikut në Sllatinë
Një çift nga Prishtina, burrë e grua, rreth të pesëdhjetave, nuk jetojnë më. ...
-
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu nis vizitën në Kosovë, takohet me Kurtin
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka nisur vizitë zyrtare në K...
-
Ndalohet një person për kultivim të kạnạbisit në Viti
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar të dyshuarin E.A., n...
-
Dy të rinjë të veshur me uniformë të ushtrisë ruse shqyejnë flamurin e Kosovës dhe atë të Ukrainës
Dy të rinj të veshur me uniformën e ushtrisë ruse kanë bërë një provokim të r...
-
Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në...
-
“Gjṳajtës, bọmbardues e skaut” – këto janë vetitë e avionëve “Rafale” që i bleu Serbia
Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës, Dassault A...
-
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë sot vizitë në Kosovë, takohet me Maqedoncin
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, do të qëndrojë sot për vizit...
-
Ndimës Sekretari i NATO-s në Prishtinë: Jetik koordinimi në kohë dhe efektiv me NATO-n dhe komunitetin ndërkombëtar
Ndihmës Sekretari i NATO-s për Operacione, Thomas Goffus, ka dalë me një dekl...
-
Dita e fundit për formim të koalicioneve, Elezi: Nuk do të ketë shtyrje, është afat ligjor
Sot në orën 16:00 përfundon afati për të gjitha partitë politike të regjistru...
-
Detaje të reja për aksidentin tragjik në Sllatinë, po shkonin në dasëm
Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë të lënduar rëndë si pasojë ...