Lajme

Kosova e ‘ndalë’ Serbinë, edhe në ngjarjet sportive!

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 26 November 2018

Ministri i Kultures, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka bërë të ditur për mediat vendore, së asnjë klub nga Serbia nuk do të futët në Kosovë, pa lejen e Federatave përkatëse.

Mediat serbe kanë raportuar se lojtarët e volejbollit të ekipit O.K. Kosovska Mitrovica nga Loznica janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë.

Të dielën ky ekip kishin planifikuar të luajnë ndeshjen e raundit të 10 të Ligës së Parë të Volejbollit të Serbisë, në qytetin e Mitrovicës.

-Advertisement-

Ai ka konfirmuar për opinionin e gjerë sportdashës, së një ekip i Volejbollit është ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë.

Gashi theksoi se tashmë për çdo hyrje në Kosovë të sportistëve serbë, duhet të pyetën paraprakisht Federatat përkatëse në Kosovë.

“Organizimin e bëjnë vetëm federatat tona dhe nuk do të lejohen të hyjnë në shtetin tonë pa pëlqimin e federatave tona”, u ka thënë ministri Kujtim Gashi medieve qendrore.

Lojtarët nga Loznica janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë dhe u kthyen mbrapshtë, pasi autoritetet kosovare nuk lejuan që të futën në Kosovë. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera