Sport

Kosova e kompletuar nis stërvitjen e fundit para ndeshjes me Bullgarinë

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 24 March 2019

Kosova ka nisur stërvitjen e fundit para ndeshjes me Bullgarinë, që do të zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i “Dardanëve”, Bernard Challandes, ka pothuajse të gjithë lojtarët në dispozicion para ndeshjes me Bullgarinë.

Ata tashmë kanë nisur stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli gjithashtu janë në fushë.

-Advertisement-

Kryeziu tha se gjithçka është në rregull me të dhe mund të startojë nesër, ndërsa për Kolollin, Challandes tha se do ta testojnë në këtë stërvitje dhe më pas do të vendosin nëse do të luajë nga fillimi, për shkak të disa shqetësime që ka, çka bëri që të mungojë edhe të enjten kundër Danimarkës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera