Kosova e Hungaria të përkushtuara në rritjen e bashkëpunimit ekonomik
Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 04 February 2023
Në Budapest u mbajt sesioni i dytë i Komisionit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, i bashkëkryesuar nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj.Rozeta Hajdari dhe Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Sztaray.
Marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe vullneti për intensifikimin e tyre edhe më tutje, u potencuan gjatë fjalëve hyrëse të të dyja palëve.
Ndër tjera, Ministrja Hajdari theksoi prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeverisjen e mirë dhe zhvillimin ekonomik duke njoftuar delegacionin hungarez për treguesit ekonomik në rritje dhe të demokracisë e poashtu për politikat dhe reformat strukturore për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, me rezultat në rritjen e besueshmërisë, duke e shndërruar Kosovën në destinacion serioz dhe stabil për të investuar.
Gjatë sesionit njëditor të ekspertëve të të dyja shteteve, u diskutuan fushat e propozuara për bashkëpunim ekonomik.
Ndërsa të nesërmen, Ministrja Rozeta Hajdari dhe Sekretari i Shtetit Peter Sztaray, nënshkruan Protokollin e Sesionit të dytë të Komisionit për bashkëpunim Ekonomik në këto fusha: Industri e prodhimit, bujqësi dhe industri e ushqimit, mbrojtje e mjedisit dhe menaxhim i ujërave, turizëm, edukim, hulumtim dhe zhvillim, shkencë dhe teknologji dhe Thesar.
Ndërkaq përfaqësuesit e Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Pannonisë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi.
Poashtu, Agjencia për Mbështetjen e Investimeve dhe Ndërmarrjeve në Kosovë ( KIESA) dhe Agjencia Hungareze e Promovimit të Eksportit (HEPA) organizuan një forum biznesi me pjesëmarrje të bizneseve kosovare dhe hungareze, i cili ofroi një mundësi të mirë njohjeje dhe rrjetëzimi për të zhvilluar marrëdhënie bashkëpunimi mes kompanive kosovare dhe atyre hungareze.
Në kuadër të këtij forumi, dy agjencitë nënshkruan edhe një memorandum bashkëpunimi.
Palët u pajtuan që sesioni i ardhshëm i Komisionit të përbashkët Kosovaro-Hungarez për bashkëpunim ekonomik të zhvillohet në Prishtinë.
Të tjera
-
Prekëse/ Tre të rinj përqafohen me njëri-tjetrin para se të rrëmbehen nga ujërat e lumit
Tre miq u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin vetëm pak sekonda para se të...
-
Sonda kineze Chang’e-6 zbarkon në anën e largët të hënës për të mbledhur mostra
Sonda kineze Chang'e-6 u ul në anën e largët të Hënës, të dielën në orën 6:23...
-
Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend
Maldivet thonë se do të ndalojnë hyrjen e izraelitëve në mes të zemërimit pub...
-
2 mijë e 83 aplikime për status të personit të dhü nuar gjatë luftës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Arrestohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga shteti belg
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar të kërkuar nga shteti ...
-
Kurti për mërgatën në Stamboll: Ajo është përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë në Turqi. Ai ...
-
Italia mbështet planin e SHBA-së për armëpushim në Gaza
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha të hënën se It...
-
Kapet kosovari në Rinas, kërkohej nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë
I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, është ndaluar në aerop...
-
Szunyog takohet me delegacionin e Sekretarit të Komunitetit të Energjisë, diskutohet performanca e Kosovës
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me delegacio...
-
Zgjedhjet në Serbi: Partia në pushtet fiton Beogradin dhe qytete të tjera
Partia Përparimtare Serbe (SNS), e cila është në pushtet në Serbi, shpalli fi...
-
Bajrami: KEK-u me kontratë të re një burimore, 16 herë u negociua me kompaninë e njëjtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ...
-
Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi provincën Ishikawa të Japonisë herët të hë...