Lajme

Kosova do të fillojë implementimin e E-testimit për patentë-shofer

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 29 December 2021

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se nga 5 janari do të fillojë implementimi i E-testimit në shtatë qendrat regjionale të Kosovës.

“E-testimi do ta lehtësojë shumë punën në njësinë e patentë shoferëve në të njëjtën kohë do ta ulë kohën e pritjes menjëherë për pjesën teorike të provimit për patentë shoferë, si dhe do të eliminojë gabimet teknike që do të kishin qenë në mënyrën se si është praktikuar deri tani. Kjo eshët një reformë shumë e madhe në njësinë e patentë shoferëve, në muajin dhjetor e kemi pasë fazën testuese të këtij projekti në të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, dhe nga pesë të janarit do të fillojmë në shtatë qendrat e mëdha regjionale, do ta implementojmë projektin e E-testimit”, ka thënë Durmishi në një konferencë për medie.

Sipas Durmishit, ky projekt ka për qëllim shmangien e gabimeve të mundshme teknike, minimizimin e pritjes për marrjen e rezultatit si dhe mospasjen mundësi për afera korruptive që askush të mos mund të pajiset me patentë shofer pa meritë.

-Advertisement-

“Tash e tutje faktori njeri pothuajse nuk është i pranishëm fare në pjesën teorike të provimit të patentë shoferit, të gjithë kandidatët do të ulen para kompjuterit dhe në fund do ta kenë rezultatin, nuk kanë nevojë me pritë për rezultat dhe nuk kanë mundësi që përmes aferave korruptive të pajiset dikush me patentë shofer, pra eliminohet komplet faktori njeri, softueri i zgjedh vet pyetjet dhe kandidati i nënshtrohet provimit”, ka vazhduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera