Lajme

Kosova dje u përfaqësua me fusnotë në një takim të RCC, aty ishte edhe Serbia

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 22 February 2020

Ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari përfaqësoi Kosovën në një takim të organizuar në Tiranë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror.

Forumi i mbajtur për dy ditë në kryeqytetin e Shqipërisë mblodhi përfaqësuesit e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Kosovës.

Aty, Ministrja Hajdari është paraqitur me fusnotë, e cila është kundërshtuar vazhdimisht nga kryeministri Albin Kurti dhe Vetëvendosje.

-Advertisement-

“Rrjedhimisht jemi më pak se shtet, më pak se të pavarur dhe për pasojë nuk jemi. Kjo qeveri pranoi fusnotën që na konteston shtetësinë dhe e hoqi fjalën republikën nga emërtimi i shtetit”, kishte deklaruar Kurti në një seancë të Kuvendit më 2012.

Ndërsa shpjegimi për fusnotën thotë: “Ky emërtim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe mendimin e GJND’së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.

Fusnota për herë të parë është shfaqur më 2012, kurse të gjitha përfaqësitë e trupave të OKB’së në Kosovë e shtuan fjollën dhe fusnotën, e cila thirret në Rezolutën 1244.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera