Lajme

Kosova dhe Turqia do të rrisin bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 14 September 2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka udhëtuar për në Turqi me ftesë të ministrit turk Ministrit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci.

Në njoftim thuhet se me këtë rast homologët zhvilluan takim bilateral, si në sektorin e bujqësisë ashtu edhe atë të pylltarisë.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci, pasi e falënderoi për mikpritjen Kirişcin e njoftoi atë rreth zhvillimeve në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe hapat e ndërmarrë në avancimin e mëtejmë të bujqësisë.

-Advertisement-

“Bazuar në Marrëveshjet Bilaterale për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari mes dy institucioneve tona, u dakorduam që edhe më tutje të thellojmë bashkëpunimin, duke ndarë përvojat dhe ekspertizat me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në të gjitha fushat që përfshijnë fushat që mbulojmë si bartës të politikave brenda institucioneve tona. Turqia vazhdon të mbetet vend mik i Kosovës, të dy shtetet kultivojnë këtë miqësi ndërsa edhe ne si homologë u dakorduam se avancimi i marrëdhënieve tona ndër-institucionale do i kontribuojë kësaj miqësie”, u shpreh pas këtij takimi Peci.

Gjithashtu, Peci e ftoi homologun e tij që në një të ardhme të afërt ta vizitoj Kosovën dhe të njihet më nga afër me potencialin zhvillimor e investiv që Kosova ofron.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera