Lajme

Kosova dhe Sllovenia me bashkëpunim të shkëlqyer

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 18 July 2017

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim lamtumirës ambasadorin në largim të Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhem, me të cilën u bisedua për progresin që Kosova ka bërë në procesin integrues në BE.

Me këtë rast, Ahmetaj ka falënderuar ambasadorin Majhen për kontributin e tij personal dhe të Lubjanës zyrtare për përkrahjen e vazhdueshme që po e tregon në raport me Kosovën dhe avancimin e saj në agjendën evropiane.

“Kosova dhe Sllovenia kanë bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet vete. Për Kosovën, Sllovenia është vend nga i cili kemi marrë përvoja në vazhdimësi për procesin e integrimeve euroatlantike”, tha Ahmetaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera