Lajme

Kosova dhe Shqipëria bashkojnë tregjet e energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 22 October 2021

Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë ka njoftuar se kanë nënshkruar një marrëveshje në mes tyre dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të Kosovës (ZRRE), së bashku me Operatorët e Sistemit, shkruan Gazeta Infokus.

Marrëveshja parasheh bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike, me qëllim të zgjerimit të sigurisë së furnizimit, rritjen e konkurrencës si dhe nxitjen eficiente të përfitimeve të Energjisë Elektrike në të dy vendet.

Kjo marrëveshje pritet të shërbejë si bazë për zgjerimin e bashkëpunimit në rajon.

-Advertisement-

Postimi i Plotë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE)

Enti Rregullator i Energjisë( ERE), Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) se bashku me Operatoret të Sistemit, Transmetimit të Shqipërisë (OST) dhe të Kosovës (KOSTT) me mbështetjen e USAID nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit të tregjeve dhe përcaktimit të të drejtave, detyrimeve dhe hapat e nevojshme që palët duhet të ndërmarrin në drejtim të bashkëpunimit në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të Energjisë Elektrike midis dy vendeve.

Ky Bashkim i tregjeve do të kontribuoje në zgjerimin e sigurisë së furnizimit, rritjen e konkurrencës, nxitjen eficiente të përfitimeve në të dy vendet ai dhe do te shërbeje si nxitje për zgjerimin e bashkimit te tregjeve ne rajon e me gjere. Aktualisht kjo marrëveshja është e para e këtij lloji midis vendeve te rajonit dhe do shërbeje si baze për zgjerimin e mëtejshëm te bashkëpunimit ne rajon./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera