Lajme

Kosova dhe Shqipëria bashkohen për shëndetësi

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 26 November 2018

Fuqizohet bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë mes Kosovës dhe Shqipërisë, me marrëveshjen e re që u nënshkrua sot në mbledhjen e dy qeverive në qytetin e Pejës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

“Me marrëveshjen e re u hap rruga që Kosova të ofrojë shërbime shëndetësore për zonat kufitare të Republikës të Shqipërisë, ndërsa Shqipëria do të na ofrojë ekspertë dhe profesionistë të saj për të na ndihmuar në misionin tonë për të ngritur Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, ka shkruar Ismaili.

-Advertisement-

Sipas tij, kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministri Ismaili me ministren e shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastriliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera