“Kosova dhe Serbia të shpërblehen njëjtë në dialog”
Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 25 January 2018
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me takime të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së të akredituar në Prishtinë të cilët i ka njoftuar me agjendën e Qeverisë së Kosovës në vitin 2018 në disa prej temave kryesore.
Në takimet me ambasadorët e Greqisë, KonstantinaAthanassiadou, atë të Bullgarisë, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, të Finlandës, Anne Huhtamäki, të Belgjikës, Jean-Louis SERVAIS, të Holandës, Gerrie Ëillems dhe të Çekisë, Iv oŠilhavý, zëvendëskryeministri Hoxhaj u ka kërkuar mbështetje për një qasje më të balancuar për Kosovën në strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor 2025.
Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij se në versionet më të fundit të këtij dokumenti që pritet të publikohet së shpejti, i cili nuk ka një gjuhë të qartë për Kosovën pas zbatimit të MSA-së dhe ERA-së për dallim prej vendeve tjera që kanë një kalendar kohor.
Po ashtu, ai ka kërkuar që pas përfundimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të dyja vendet duhet të shpërblehen njësoj dhe të mos ketë dallime. Përderisa për Serbinë thuhet qartë çfarë ndodhë në cilin vit dhe si lëviz në agjendën evropiane, e njëjta duhet të jetë dhe për Kosovën.
“I falënderova shumë për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha këto vite. Po ashtu theksova lajmin e mirë që më në fund, BE-ja do të dal me një strategji të qartë të zgjerimit të saj me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025. Ky është një lajm i mirë megjithatë ua shpreha shqetësimet e Qeverisë së Kosovës përkitazi me disa aspekte të saj”.
” U kërkova që të ketë një qasje të balancuar për të gjitha vendet dhe që gjatë dialogut Kosovë-Serbi, të dyja vendet të shpërblehen njësoj. Ashtu sikurse ka një kalendar kohor për Serbinë në agjendën evropiane, duhet të ketë edhe për Kosovën. Pra duhet të ketë edhe një afatizim të përmbushjes së agjendës evropiane edhe për Kosovën” ka thënë ai,
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...