Kosova dhe Serbia të enjten përballen në tavolinën e diskutimeve në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus
12:49 | 13 November 2023
Të enjten në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel kryenegociatorësh.
Ky takim vjen pas vizitës së fundit që pati në Prishtinë, emisari i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak.
Lajçak gjatë takimit që zhvilloi me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka diskutuar për çështjet urgjente të pazgjidhura që kanë të bëjnë me dialogun.
Ai kishte konfirmuar se një takim në nivelin e kryengociatorëve do të mbahej së shpejti në Bruksel, por pa dhënë datë të saktë.
Lajçak tutje ka theksuar se në takimin që do të mbahet në Bruksel, fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës.
E zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ditë më parë konfirmoi se takimi do të mbahet të entjen më 16 nëntor.
Bislimi u shpreh se dakordimi i vetëm me Lajçakun në Kosovë, ishte për këtë takim që pritet të mbahet.
“Takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet të enjten e ardhshme në Bruksel dhe ky është dakordimi i vetëm që kemi arritur. Ky është hapi i radhës për të cilin jemi dakorduar, d.m.th. takimi i radhës në Bruksel më 16 nëntor”, deklaroi Bislimi ditë më parë, pasi pranoi Raportin e Progresit.
Sipas tij, nuk ka më kompromise në negocim, sepse ato kanë përfunduar.
“Jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohen në plotni, pa parakushte dhe pa vonesa dhe për të siguruar që marrëveshjet na dërgojnë drejt normalizimit dhe jo drejt eskalimit të konfliktit”, ka deklaruar Bislimi.

Të tjera
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së thirr seancë të jashtëzakonshme
Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka njoftuar...
-
Jo vetëm nafta, pesë drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti SHBA-Iran
Nga nafta e drithi, te energjia elektrike apo lëndët e para për industrinë, b...
-
Presidenti iranian: Izraeli nuk e ka kapacitetin e guximin të përballet e vetëm kundër nesh – SHBA nxitësi kryesor
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se sulmet e SHBA-së në tre centrale ...
-
Ministria e Jashtme e Iranit i quan sulmet e ShBA-ve “jashtëzakonisht të rrezikshme”
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka folur pasi Sh...
-
Sekretari amerikan i shtetit: Nuk ka operacione ushtarake të planifikuara aktualisht kundër Iranit
Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se “nuk ka operacione ushtara...
-
Sekuestrohet motori i personit që gjuajti me kallashnikov në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanajt
Policia ka bërë të ditur se kanë arritur ta gjejnë dhe ta sekuestrojnë motori...
-
Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, arteria ku kalon 20 për qind e naftës botërore
Pas bombardimit amerikan të tre centraleve bërthamore në Iran, parlamenti ira...
-
Sveçla për bastisjen në veri: Armatimi u gjet në një objekt që i përket politikanit Arsenijevic
Sot, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në dhe ...
-
Zbulohet sasi e madhe e armatimit në një stallë të kuajve në Zveçan, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi te madhe armatimi në fshatin vallaq të ...
-
“Brenda kaldajës së rrezikshme të Bllokut A5″, heroi i padukshëm që në kushte të vështira mban ndezur dritat e Kosovës
Në radhët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka punëtorë që punojnë n...
-
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një person
Një burrë rreth 65 vjeç është gjetur pa shenja jete të dielën në fshatin Miro...
-
“Nuk u shkrep asnjë plumb nga Irani” Si nisi dhe si u krye operacioni amerikan
Udhëheqësi i shefave të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjener...