Kosova dhe Serbia tani kanë në tavolinë “propozimin e fundit” nga BE-ja konfirmon Borrell: Koha për bisedime serioze, nuk vendosim afate

Autori: Gazeta inFokus
11:41 | 06 December 2022
Shefi i Politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell, nga Tirana në kuadër të punimeve të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.
Borrell ka thënë se pas 23 nëntorit që rezultoi me marrëveshjen për targa, tani është një moment i rëndësishëm për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai bëri të ditur se palëve gjatë ditës së djeshme u është dërguar “teksti i propozimit të fundit” në tavolinë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve.
“Lidhur me dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit është një moment i rëndësishëm. Marrëveshja për targat ka përfunduar dhe tani duhet të angazhohen mirëfilli në dialog për propozimin evropian, të mbështetur fuqishëm nga Franca dhe Gjermani.
Teksti i fundit u është drejtuar dje dhe Prishtina e Beogradi janë ata që duhet të nisin bisedime, bisedime serioze sepse është ku ka një mundësi të madhe”, tha Borrell.
I pyetur për marsin 2023, që kryeministri Kurti e ka përmendur disa herë si afat për normalizim të marrëdhënieve, Borell ka thënë se nuk duhet vendosur “afate artificiale”, por është koha që palët të punojnë për normalizim të marrëdhënieve. Por, Borrell është shprehur optimist se dialogu do të ketë një epilog pozitiv.
“Jam shumë optimist. Nuk duhet të vendosim afate artificiale. Është koha që të nisim të punojmë. Nuk është e rëndësishme të caktojmë një datë, por të punojmë me shpejtësi. Është koha për të punuar”, tha Borrell.
Se nuk ka kohë për të humbur, edhe tha sot edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak pas takimit që kishte me kryeministrin Kurti.
“Ne besojmë se nuk ka kohë për të humbur. Jo presion, por nuk duam ta humbim këtë moment”, u shpreh ndër të tjera Lajçak në Prishtinë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...