Lajme

Kosova dhe Serbia nesër në tryezën e diskutimeve të krerëve të diplomacisë së BE-së në Luksemburg

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 22 October 2023

Këshilli i Ministrave në kuadër të Bashkimit Evropian, do të diskutojë nesër edhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, në Luksemburg.

Pesëshja diplomatike e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së qëndruan për vizitë në Prishtinë dhe Beograd, pas agresionit të grupit kriminal serb me datën 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Këshilli që do të mblidhet që në orët e para të mëngjesit do të diskutojë edhe situatën në Izrael dhe në rajon.

-Advertisement-

Përndryshe, emisari special i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të shtunën në Kosovë tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka ndryshuar shumë gjera.

Lajçak bëri thirrje që sulmi të hetohet plotësisht dhe sulmuesit të përballen me pasojat, teksa shtoi ndaj dialogut s’ka alternativë, pasi i njëjti sjell normalizim të marrëdhënieve.

Pjesë e takimit me Kurtin ishin edhe emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera