Lajme

Kosova dhe San Antonio me marrëveshje për luftën kundër krimit

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 16 December 2021

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit me shefin e Departamentit të Policisë së San Antonio’s në Teksas, William McManus.

Mehmeti dhe McManus kanë zhvilluar edhe një takim, në të cilin kanë diskutuar për tema të ndryshme me interes për zbatimin e ligjit.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se takimi u përmbyll me nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim dhe bashkërendim ndërmjet dy institucioneve.

-Advertisement-

“Fokusi i memorandumit të mirëkuptimit përfshin luftën kundër krimit të organizuar transnacional, shkëmbimin e praktikave më të mira në trajnime, hetimet penale, media, teknologjinë e avancuar dhe sfidat globale të zbatimit të ligjit,” thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera