Lajme

Kosova dhe Maqedonia V. nënshkruan marrëveshje në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 16 September 2021

Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë Veriore, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjen e partneritetit për zbatimin e grantit të kontratës – asistencës teknike, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, IPA II 2014 – 2020.

Gjatë nënshkrimi të marrëveshjes,  Krasniqi ka theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshje për të dyja palët.

“Përmes kësaj marrëveshje, shtetet tona vetëm se po e konfirmojnë thellimin dhe bashkëpunimin e mëtejmë, në kontekst të zhvillimit ekonomik dhe social. Kultivimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë parakushtet kryesore në procesin e integrimit dhe plotësimin e standardeve evropiane, me ç’rast kjo krijon stabilitet, ofron siguri dhe hap perspektivën evropiane për qytetarët tanë”, ka deklaruar Krasniqi.

Marrëveshja e Partneritet parasheh organizimin dhe përcaktimin e përgjegjësive të secilit partner për zbatimin e pjesës përkatëse të Grant Kontratës – Asistencës Teknike dhe e njëjta financohet nga  Zyra e BE-së në Kosovë, në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, Kosovë – Maqedoni Veriore, IPA II, 2014 – 2020./Gazeta Infokus/

Të tjera