Lajme

Kosova dhe Maqedonia e Veriut organizojnë debat për planin menaxhues të parkut kombëtar “Mali Sharr”

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 16 September 2022

Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, ka qendruar sot për vizitë në Maqedoni të Veriut, ku mori pjesë në debatin publik për draft planin menaxhues të parkut kombëtar “Mali Sharr”.

“Gjatë fjalës së rastit, shpreha gadishmërinë për zgjerim të bashkëpunimit dhe shkëmbim të apekteve pozitive por edhe vështirësive në menaxhim të parqeve kombëtare në Kosovë” shkroi Çavdarbasha në Facebook.

Ajo tutje shtoi se të dy shtetet synojnë të kenë një balanc mes ruajtjes dhe shfrytëzimit të parkut kombëtar.

“Qasja jonë e përbashkët është sigurimi i një balanci mes ruajtjes dhe shfrytëzimit. Në këtë kuptim, as nuk mund të ndalet zhvillimi dhe të ndalohet shfrytëzimi i potencialit në emër të ruajtes, por në anen tjetër, assesi nuk mund të lejohet zhvillim i pakontrolluar i cili sjell me vete degradim dhe rrezikim të resurseve natyrore” përfundoi Çavdarbasha.

Të tjera