Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum për furnizim me energji

Autori: Gazeta inFokus
21:45 | 31 March 2023
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi në mes të dy prodhuesve më të mëdhenj të energjisë elektrike në të dyja vendet.
Ky bashkëpunim u bë ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës dhe ShA ESM (Centralet Elektrike të Maqedonisë së Veriut – EMV).
Në këtë bashkëpunim përfshihen disa fusha si shkëmbimi i njohurive dhe përvojave në lidhje me diversifikimin e teknologjive për prodhim dhe përgatitjes së planeve të përbashkëta për tejkalimin e situatave të jashtëzakonshme energjetike.
“ Shkëmbimit të njohurive dhe përvojës në lidhje me diversifikimin e teknologjive për prodhim, palët synojnë të fokusohen në shqyrtimin e të gjitha opsioneve të disponueshme për shkëmbimin e qymyrit me energjinë elektrike, bashkëpunimin profesional, sigurimin e shkëmbimit sa më efikas të energjisë dhe burimeve në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike përmes optimizimit të prodhimit dhe përgatitjes së planeve të përbashkëta për tejkalimin e situatave të jashtëzakonshme energjetike dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët” thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se ky bashkëpunim bëhet me qëllim të sigurimit të furnizimit të pandërprerë me energji elektrike në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Kriza energjetike ndikoi në të dy vendet duke qenë se janë të varura nga importi i energjisë elektrike dhe për të siguruar prodhim të qëndrueshëm të energjisë elektrike dhe termike gjatë krizës, u bënë përpjekje shtesë për funksionimin efikas dhe të pandërprerë të njësive prodhuese. Prandaj, ky memorandum do të ndikoj pozitivisht në uljen e varësisë nga importi i energjisë elektrike për të dyja vendet” thuhet në njoftim.
Ministria e Ekonomisë së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 16 shtator 2021.

Të tjera
-
“Shpërth*imi ma humbi balancën”, polici Peci jep detaje të frikshme të sul*mit në Banjskë
Në Gjykatën Themelore të Prishtinë ka nisur dëshminë, zyrtari policor Elez Pe...
-
Rritet numri i fluturimeve, Aeroporti i Prishtinës shton kapacitetet: Gati për të pritur mërgimtarët
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është i përgatitur si asnj...
-
Nis dëshminë edhe një zyrtar policor në gjykimin për rastin “Banjska”
Po dëgjohet dëshmia e zyrtarit policor, Elezi Peci, mbi rastin e sulmit serb ...
-
Policia jep detajet e fundit, kjo është arsyeja e bastisjes në ministrinë e Liburn Aliut
Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion hetimor në Ministrinë e Mjedisit, P...
-
Çlirimi i Kosovës, Abdixhiku: 12 qershori i ’99-ës, dita kur vendi nisi të marrë frymë lirë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar 26-vjetorin e Ditës së Çlirimit t...
-
Ushtarët amerikanë shënojnë Javën e KFOR-it me rininë e Ferizajt
Ushtarë nga Ekipi Ndërlidhës i Monitorimit të SHBA-së, të caktuar në KFOR, iu...
-
Kurti: Bujar Bukoshi ishte i guximshëm në çdo situatë, realist në qëndrime e adhurues i veprimeve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha në mbledhjen komemorative për ish-kry...
-
Vajza e Bujar Bukoshit: Deri në fund të jetës na tregoi se të luftosh për të jetuar do të thotë të jetosh si njeri i lirë në mendje
Shota Bukoshi, vajza e ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bujar Bukoshi, f...
-
Aksion në Ministrinë e Infrastrukturës, arrestohen disa zyrtarë
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë po zhv...
-
26 vjetori i çlirimit të Kosovës e gjen vendin në krizë me ndërkombëtarët, Quinti refuzoi dje ftesën e Kurtit dhe Gërvallës
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka festuar mbrëmë ditën e çlirimit....
-
Vetaksident në Kaçanik, vde*s një person
Një person ka humbur jetën në një vetsaksident trafiku të mërkurën në Kaçanik...
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vra*sje në incidentin në “Aktash”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore n...