Lajme

Kosova dhe Mali i Zi arrinë marrëveshje për transport ndërkombëtar të mallrave

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 01 August 2018

Kosova dhe Mali i Zi kanë arritur marrëveshje bilaterale për transport ndërkombëtar të mallrave dhe njerëzve.

Pas takimit të mbajtur në Podgoricë mes ministrit të infrastrukturës Pal Lekaj dhe homolgut të tij malazez Osman Nurkoviq, ministrat u dakorduan që së shpejti të hiqen edhe sigurimet kufitare të autopërgjegjësisë mes dy vendeve, në mënyrë që qytetarët ta kenë më të lehtë dhe më të shpejtë qarkullimin në kufi.

Ministri Lekaj tha se marrëveshja e arritur do të lehtësojë, paisjen me leje përkatëse dhe do të ketë lëvizje me të lirë të transportueseve të të dy vendeve, por edhe me vendet e treta, duke i përdorur Kosovën dhe Malin e Zi si vende transit.

-Advertisement-

“Ne diskutuam për të ardhmen e projektit të tunelit që lidh Pejën me Rozhajën dhe lidhjes përmes hekurudhave që është një investim kapital, investime këto që sjellin përafrim e integrim të dy shteteve tona në korridore të rëndësishme të transportit ndërkombëtar. Presim që shumë shpejt të dalim me rezultate konkrete nga ekipet tona tashmë të emëruara sa i përket këtyre projekteve”, tha Lekaj.

Lekaj gjatë takimit ka diskutuar edhe për largimin e barrierave administrative, siç është taksa për autopërgjegjësinë, taksë kjo e imponuar nga ana e Malit të Zi./Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera