Kosova dhe Luksemburgu synojnë thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha

Autori: Gazeta inFokus
13:41 | 04 April 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, njëherësh Ministër i Ekonomisë i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Franz Fayot.
Kryeministria njofton se Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut. Duke e falënderuar për kontributin në zhvillimin e Kosovës, Kryeministri Kurti theksoi mundësitë e rritjes së mëtejme të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“Ministri Fayot e përgëzoi Kryeministrin Kurti për të arriturat në vitin e parë të mandatit qeverisës, për stabilitetin institucional dhe progresin në shumë fusha. Duke theksuar se ky progres është inkurajues, ai tha se si vend mik e partner i vjetër, shteti i Luksemburgut është i interesuar për të ndërmarrë hapa të mëtejmë drejt bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët”, njofton kumtesa nga Qeveria.
Tutje, thuhet se ministri Fayot shprehu interesimin për forcim të miqësisë, rritje të bashkëpunimit afat-mesëm dhe kalim nga perspektiva e zhvillimit, në partneritet të rregullt ndërmjet dy shteteve evropiane të barabarta.
Kryeministri Kurti foli për progresin në një vit qeverisje, për prioritetet e qeverisë si dhe për potencialin e bashkëpunimit në fushën e edukimit, digjitalizimit e transformimit e gjelbër.
“Duke biseduar për tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike të cilat ofrojnë siguri të furnizimit, kryeministri potencoi kapacitetet për energji të ripërtëritshme, me fokus të veçantë në atë diellore dhe të erës. Kryeministri veçoi parkun e erës “Selac Windpark” me kapacitet prej 105 MW dhe 27 turbina, si dhe projektin “Solar4Kosovo” me kapacitet prej 70 MW, që njëherësh do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë, me sipërfaqe prej 69 mijë metër katror”, thuhet tutje.
Kryeministri Kurti tha se digjitalizimi është një nga objektivat e programit qeverisës që parashihet të jetë pjesë e të gjitha fushave të qeverisjes. Nëpërmjet digjitalizimit synojmë që të rrisim transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e qeverisjes dhe në të njëjtën kohë të përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve, shtoi kryeministri.
U bisedua edhe për synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth reformimit të Sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe rolit që ka në plotësimin e hendekut të shkathtësive dhe potencialit për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

Të tjera
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin ...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...
-
Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar për 27-vjeçarin që u “vr*a nga pakujdesia” dhe dhu*na policore
Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq ...
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...