Lajme

Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë tre memorandume mirëkuptimi për bashkëpunim në shumë fusha

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 09 May 2022

Kosova dhe Izraeli kanë nënshkruar sot tre memorandume mirëkuptimi në mes të dy vendeve.

Nëshkrimi i tyre u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid.

MPJD përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se këto memorandume janë nënshkruar për bashkëpunim në arsim, shkencë e kulturë.

-Advertisement-

Memorandumi tjetër përmban një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në shumë fusha si dhe bashkëprodhimi e filmave, dhe shumë të tjera që do të vijnë.

Gërvalla gjatë takimit me homologun e saj izraelit deklaroi se Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit kosovarë.

“Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë. Ne përcollëm vlerësimin tonë më të thellë për përpjekjet e tyre për të promovuar Kosovën”, citohet të ketë thënë Gërvalla. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera