Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin, shumë shpejt priten investime nga ky shtet
Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 15 October 2018
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Laszlo Markusz ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve.
Ministri Shala ka paraqitur prioritetet e MTI-së, duke treguar se përkrahja e prodhuesve vendor dhe joshja e investitorëve të huaj do të jenë në fokus më të madh.
“Me emërimin tim në MTI, planifikoj ta rris dinamikën e punës dhe prioritet i imi është mbrojtja e konsumatorit, që është në përgjegjësin e ministrisë që drejtoj, mbrojtja e prodhimit vendor dhe stimulimi i prodhuesve vendor”, ka thënë Shala.
Ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën nëfushën e bujqësisë, konkretisht ka ofruar bashkëpunim që t’iu mundësohet bujqve t’i eksportojnë nproduktet e Kosovës në Hungari.
Ministri Shala dhe ambasadori Markusz u dakorduan ta nënshkruajnë një marrëveshje dy shtetërore që do t’i shërbejë Kosovës në fushën e mbrojtjes së investimeve të huaja.
Po ashtu gjatë këtij takimi, ambasadori ka paraqitur para ministrit interesimin e një investitori hungarez, i cili do të hap në Kosovë një fabrikë për prodhimin e makinerisë bujqësore.
Ministri Shala shprehu gatishmërinë që të gjitha kapacitetet shtetërore të jenë në dispozicion të investitorit.
Ministri dhe ambasadori u dakorduan që shumë shpejt të konkretizohen punët dhe të arrihen marrëveshjen për produktet bujqësore dhe mbështetja për Kosovën nga Hungaria në mbrojtjen e investimeve të huaja.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...