Lajme

Kosova dhe Greqia pritet të nënshkruajnë marrëveshje për shëndetësi

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 21 September 2022

Pritet të nënshkruhet marrëveshje për shëndetësi mes Kosovës dhe Greqisë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është takuar sot në Athinë me homologun e tij grek Athanasios Plevris.

Në njoftimin e lëshuar për media nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se kjo është vizita e parë e një ministri të Shëndetësisë së Kosovës, që takon zyrtarisht ministrin e Shëndetësisë së Greqisë.

-Advertisement-

“Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që së shpejti të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në sistemin e shëndetësisë ndërmjet dy vendeve. Latifi në këtë takim shpalosi fushat e bashkëpunimit të ardhshëm me fokus në shtatë objektivat e planit të tij për shëndetësinë siç janë: funksionalizimi i 15 qendrave të ekselencës, trajnimi i profesionistëve shëndetësorë, programet e bursave si dhe shkëmbimi i ekspertizës”.

“Po ashtu, në këtë takim, Ministri Latifi ka theksuar rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia dhe katër shtetet e tjera anëtare të BE-së. Ndërkaq, Plevris shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar dhe mbështetur sistemin shëndetësor të Kosovës përmes mbështetjes dhe shkëmbimit reciprok të përvojave në shëndetësi”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera