Lajme

Kosova dhe Bosnja dy vendet e vetme jo anëtare të platformës për certifikata dixhitale

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 23 January 2022

Personat e vaksinuar me vaksinën anti COVID mund të marrin një kod QR dhe mund ta dëshmojnë se janë të vaksinuar përmes certifikatës dixhitale COVID-19.

Por këtë nuk mund ta bëjnë edhe kosovarët, pasi Kosova ende nuk është anëtarësuar në platformën e BE-së për certifikatën dixhitale të vaksinimit kundër koronavirusit.

Përveç Kosovës në këtë platformë nuk është e anëtarësuar as Bosnja.

-Advertisement-

“Kosova edhe Bosnja dy vendet e vetme ne Evrope qe nuk jane anetaresu ende ne platformen e BE-se per certifikaten dixhitale te vaksinimit kunder Covid-19”, ka shkruar gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitia.

Në anën tjetër shumë shtete të Evropës janë anëtarësuar dhe kanë filluar përdorimin e certifikatave dixhitale.

Ata që kanë certifikatë dixhitale COVID-19 mund të provojnë se janë vaksinuar me aplikacionin CovPass të instaluar në telefonët e tyre të mençur.

Certifikata përfshinë emrin, mbiemrin, datën e lindjes së personit në fjalë, vaksinën e kompanisë që ka marrë si dhe informacione nëse e ka rezultuar pozitiv apo jo me COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera