Lajme

Kosova dhe BE-ja miratojnë udhëzimet e përbashkëta të politikave ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 17 May 2023

Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë miratuar udhëzimet e përbashkëta të politikave ekonomike, gjatë takimit vjetor të dialogut ekonomik dhe financiar të Këshillit të BE-së.

Ky takim ka rezultuar marrëveshjen e përbashkët të gjashtë pikave specifike udhëzuese të politikave ekonomike, që do të zbatohet nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia gjatë vitit të ardhshëm.

“Përfaqësuesit ritheksuan rëndësinë e dialogut të përbashkët politik për çështjet ekonomike dhe financiare, si dhe u dakorduan që të ndërmarrin masat e nevojshme për të zbutur ndikimin e mëtejmë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke ruajtur kështu qëndrueshmërinë fiskale”.

-Advertisement-

“Në këtë takim gjithashtu u shqyrtua Programi i Reformës Ekonomike të Kosovës 2023-2025. Në kuadër të performancës ekonomike është vërejtur që rimëkëmbja ekonomike e Kosovës në vitin 2022 ka qenë e moderuar, si rezultat i rënies së investimeve dhe konsumit familjar për shkak të presioneve inflacionare që rrjedhin nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se sipas këtij raporti, aktiviteti ekonomik në vend gjatë vitit 2022 u nxit nga mbështetja e konsiderueshme e qeverisë për të zbutur ndikimin e krizës energjetike.

“Megjithatë u theksua se vendi duhet të marrë parasysh rreziqet ekonomike në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës, veçanërisht lidhur me çmimet e ushqimeve dhe energjisë, si dhe dinamikën tregtare me partnerët kryesorë tregtarë. Diskutimet u fokusuan edhe në zbatimin efektiv të reformave strukturore për të nxitur rimëkëmbje të qëndrueshme, duke mbështetur politikat e qëndrueshme makroekonomike dhe fiskale”.

“Në këtë kontekst, u nënvizua se mbledhja e taksave në Kosovë ka pasur rritje dyshifrore për shkak të luftimit të ekonomisë joformale dhe inflacionit, ndërsa u theksua edhe nevoja për reformimin e sistemit të sigurimeve shoqërore. Për sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike dhe nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse, Kosova u tha se duhet të reformojë sektorin e energjisë për të përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike dhe tranzicionin drejt burimeve të ripërtrishme. Kosova gjithashtu u tha se duhet të vazhdojë të trajtojë informalitetin në ekonomi, të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe konkurrencën në sektorin privat”, thuhet më tej në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Ministrisë së Financave, të gjitha vendet kandidate dhe kandidatët potenciale në BE paraqesin Programet vjetore të Reformës Ekonomike në Këshillin Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera