Kosova dështon në INTERPOL

Autori: Gazeta inFokus
07:18 | 21 November 2018
Kosova ka dështuar të bëhet pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) në dy raundet e votimit. Në të parin, pro anëtarësimit votuan 76 vende anëtare, ndërkaq 56 ishin kundër.
Në të dytin Kosova doli edhe më keq, me vetëm 68 vota pro, 51 kundër, ndërkaq 16 shtete abstenuan. Në mesin e abstenuesve janë shtete të cilat e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Kur është kumtuar rezultati i votimit kanë shpërthyer duartrokitjet në sallën e Asamblesë së Përgjithshme nga zyrtarët e Serbisë.
Edhe serbët e Kosovës kanë festuar mospranimin e Kosovës në INTERPOL. Qeveritarët të cilët e kishin marrë punë të kryer anëtarësimin, kanë refuzuar të marrin edhe përgjegjësinë për dështimin.
Ata kanë shpërthyer në akuza drejtuar Serbisë, por nuk kanë dhënë shenja se do të ndërmarrin masa reciproke. Zhgënjimin me Kosovën e kanë ndarë edhe disa shtete mike të cilat ndihmuan në lobim. Ndërkaq opozita ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe erëra ende paksa të ftohta n...
-
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku
Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Ag...
-
“LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn”
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se gjatë javëve të ...
-
Deda: Nëse Hoti ka prit që LDK-ja i merr 200 mijë vota, le të na tregon qysh
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah H...
-
Vetëvendosje akuzon PZAP’në se legalizoi “keqpërdorimet e votave me postë”, paralajmërojnë ankesë në Supreme
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje...
-
Ukë Rugova: LDK është parti e hapur – përçarje nuk ka, Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes sonë
Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen b...
-
Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për t’i larguar mobiliet që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK-ja
Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secil...
-
“Telenovela” politike, Rama sfidon Bashën po me këngë të Unikatilit
Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryemini...
-
VV paralajmëron ankesë në Supreme për votat e LDK-së me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme pasi Paneli ...
-
Ambasada e Kosovës në Londër ofron ushqime tradicionale: Diplomatët njohën pasurinë e trashëgimisë sonë
Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britan...
-
“Nëse veç një njeri thotë se Nexhati u kanë e ka pa me Bedri Rexhepin qetash nënshkruaj për burgim të përjetshëm”, Vllasaliu mohon se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit
Prishtinë- I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në P...
-
Vuçiq diskuton për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe çështje të zgjerimit me zyrtarët në Bruksel
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështj...