Kosova beson se i ka votat për pranim në INTERPOL
Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 21 August 2017
Autoritetet në Prishtinë shpresojnë që Republika e Kosovës gjatë këtij viti do të anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, e njohur më shkurtesën INTERPOL.
Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se për këtë çështje janë duke lobuar tek të gjitha vendet me ndikim dhe se, pavarësisht disa paralajmërimeve, sipas tij, nuk ka ndonjë informacion zyrtar se votimi për pranimin e Kosovës në INTERPOL, mund të shtyhet edhe për një vit.
Por, nëse votimi shtyhet, thotë Demaj, do të ndodh me vendim të Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL-it, për të gjitha vendet që janë në proces dhe jo vetëm për Kosovën.
“Nuk dimë nëse do të shtyhet apo jo. Ne jemi duke lobuar, jemi duke bërë përpjekje që të anëtarësohemi dhe shpresojmë se i kemi votat. Por, kemi disa kërkesa jozyrtare që ky proces, ky votim, të shtyhet nga disa vende mike. Nëse shtyhet votimi për një vit, shtyhet edhe për shtetin e Palestinës dhe Ujdhesat Solomone, por jo vetëm për Kosovën”, thotë Demaj.
Qeveria në largim e Kosovës, thekson Demaj, shpreson që Kosova i ka siguruar të gjitha votat e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL.
“Kemi pasur takim edhe më vendet e Kuintit dhe besoj se deri më 15 shtator do të jetë një rezultat apo pasqyrë sesa janë mundësitë, sipas mbështetjes së vendeve mike që të anëtarësohemi në INTEPOL”, thotë ai.
Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do t’i avanconte shumë kapacitetet e saj në luftë kundër të gjitha krimeve, si dhe do të fuqizonte shtetësinë dhe subjektivitetin e saj ndërkombëtar, thotë eksperti për çështje të sigurisë, Burim Ramadani, nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në INTEPOL, eliminon një numër të madh të pengesave në raport me shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës se Kosovës.
“Rëndësia kryesore është tek fuqizimi i luftës së krimit të organizuar trans-nacional dhe luftës kundër terrorizimit, sikurse edhe në aspektin politik është një elemente shtesë për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, tha Ramadani për Radion Evropa e Lirë.
Ai vlerëson se institucionet e Kosovës, nuk kanë lobuar mjaftueshëm për anëtarësim në këtë organizatë, pasi që, sipas tij, muajve të fundit Kosova është fokusuar në politikat e brendshme dhe jo në aspektet e interesit nacional jashtë Kosovës.
“Pavarësisht deklaratave që jepen nga institucionet e caktuara, personalisht nuk shoh ndonjë qasje serioze dhe kuptimplote të Kosovës për lobim në anëtarësimin në INTERPOL”.
“Gjasat për anëtarësim nuk mund të vlerësoj se janë shumë të mira, megjithëse vendimi për anëtarësim në INTEPOL është vendim politik, sepse në aspektin profesional, kriteret Kosova i ka plotësuar sikurse të gjitha vendet tjera anëtare të INTERPOL-it”, thekson Ramadani.
Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në INTERPOL edhe në prill të vitit 2015, por vitin e kaluar kjo organizatë kishte suspenduar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...