Sport

Kosova me befasi në formacion kundër Ukrainës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 06 October 2017
Risia më e madhe mund të jetë debutimi i Besar Musollit.

Risitë vijnë kryesisht në mesfushë, pasi mbrojtja pritet të jetë e njëjta si në ndeshjen e fundit me Finlandën.

Risia më e madhe mund të jetë debutimi i Besar Musollit, i cili ka gjasat më të mëdha për të zëvendësuar të lënduarin, Enis Alushi, shkruan “GazetaOlle.com”.

Valon Berishën për herë të parë nuk do ta shohim në fushë, por vendin e tij pritet ta zë Bersant Celina, që po shijon formë të mirë me Ipswich Toën në Championshipin (Liga e Dytë) anglez.

-Advertisement-

Një tjetër titullar pritet të jetë Besar Halimi, i cili dje pësoi lëndim në stërvitje, mirëpo nuk pritet ta rrezikojë për të mbetur jashtë, pasi lojtari ka stërvitur edhe dje.

Ai pritet të vendoset në krahun e majtë, aty ku ishte konkurrenca mes Bernard Berishës dhe Arbër Zenelit.

Në sulm balotazhin pritet ta fitojë i vetëm Vedat Muriqi. Ky është formacioni 4-2-3-1, por Bunjaku ka paralajmëruar se mund të luajë edhe me dy sulmues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera