Lajme

Kosova barazoi me Zvicrën, Kurti reagon në Instagram

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 29 March 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur të shkruaj për barazimin e Kosovës ndaj Zvicrës, por nuk shkroi asnjë fjalë në lidhje me barazimin pa gola të Kombëtares shqiptare ndaj Gjeorgjisë, shkruan Insajderi.org.

“Në Kryeministri sot më vizituan Teo, Blerita, Dionisi dhe Arti, në Ditën Botërore të Sindromit Down. Kurse, më pas shkova në Shkollën Fillore “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë, ku në mbarë shkollat fillore të Kosovës, ora e parë ishte orë diskutimi për Sindromin Down. Gazeta e Murit e shkollës sot thërriste për gjithëpërfshirje e barazi, angazhim e mos përjashtim. Në librat e historisë e lexojmë të kaluarën, në gazetën e murit po e lexonim të ardhmen” – shkroi Kurti.

Më parë, Kurti ka mohuar simbolët e Kosovës, përfshirë edhe flamurin, ai ka një histori të gjatë rreth pranimit dhe mohimit të simboleve shtetërore.

Tek, në ndeshjet e muajit mars të vitit të kaluar ai për herë të parë veshi fanellë e kaltërt të Kosovës.

Ndeshja miqësore mes të Zvicrës dhe Kosovës e zhvilluar në “Letzigrund” në Cyrih nuk dha fitues.

Takimi përfundoi 1-1 me golat e shënuara nga Rashica dhe Jordan Lotomba, i cili shënoi me kokë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera