Sport

Kosova – Azerbajxhani, ndryshon sistemi i shitjes së biletave!

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 23 October 2018

Federata e Futbollit të Kosovës ka marr një vendim befasues.

Federata e Futbollit të Kosovës ka marr vendim se si do të shiten biletat për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.

Pas shumë keqpërdorimeve me biletat, të cilat më shumë janë shitur në tregun e zi, Federata ka marr vendim që ato të shiten vetëm online.

-Advertisement-

Kosova do ta ketë përballjen e fundit me Azerbajxhanin në kuadër të Ligës së Kombeve të Ligës D, Grupi 3.

Përfaqësuesja jonë aktualisht edhe lidere e grupit me 8 pikë, e ndjekur nga pas pikërisht nga Azerbajxhani me 6 pikë, e që do të jetë një ndeshje finale.

Fitorja e mundshme e Kosovës, do na kalonte në fazën tjetër të Ligës së Kombeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera