Sport

Kosova apo Zvicra? Zeqiri vendos për këtë kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 02 March 2021

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Andi Zeqiri, si duket as këtë muaj nuk do të grumbullohet me kombëtaren e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas burimeve të Indeksonline, thuhet se 21 vjeçari ka marrë ftesë nga kombëtarja e Zvicrës U21, për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Evropian.

Kujtojmë që Zeqiri tash e një kohë të gjatë vazhdon të jetë ndër emrat me të përmendur për t’u bashkuar me kombëtaren ‘Dardane’, megjithatë akoma nuk është bërë ndonjë hap konkret.

-Advertisement-

Kosova në muajin mars luan tri ndeshje, një takim miqësor dhe dy sfida në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera