Kosova akuzon direkt Serbinë se mundësoi arratisjen e kriminelit të dënuar për masakrën e Tërnjes
Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 31 October 2020
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ashpër pas arratisjes së Rajko Kozllina, të dënuarit për masakrën e Tërnjes në Kosovës.
Me anë të një reagimi për media, MPJ ka thënë se Rajko Kozllina, bashkë me pjestarë të tjerë të ushtrisë serbe ka kryer krime dhe masakra të llahtarshme në Kosovë, shkruan lajminet.
“Krimineli i luftës, Rajko Kozllina, bashkë më ish-pjesëtarë tjerë të ushtrisë serbe, kanë kryer masakra të llahtarshme gjatë luftës në Kosovë, ku edhe nga vet organet gjyqësore serbe është vërtetuar se ai me ushtarët tjerë të njësisë së tij, kanë vrarë të paktën 27 civilë shqiptarë, përfshirë gra dhe fëmijë, ku fëmiu më i vogël ishte vetëm 4 vjeç”, thuhet tutje në reagim.
Ikja e Kozllinës sipas ministrisë së Jashtme të Kosovës e dëshmon edhe njëherë jo-seriozitetin e Serbisë për t’u marrë me të kaluarën e rëndë kriminale të këtij shteti.
“MPJD thekson se e gjithë kjo lidhet edhe me fushatën aktuale të Serbisë kundër Kosovës, ku liderët e atjeshëm me ngulm po përpiqen t’i mohojnë krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, duke kërcënouar edhe serbët që japin informacion për vendndodhjen e varrezave masive në Serbi”, kanë thënë nga MPJ.
Reagimi i plotë i ministrisë së Jashtme:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), shpreh shqetësimin e thellë të arratisjes nga drejtësia të të dënuarit për masakrën e Tërnjes në Kosovë, Rajko Kozllina, për të cilin mediet raportojnë se është larguar nga Serbia për ta shmangur vuajtjen e dënimit.
Krimineli i luftës, Rajko Kozllina, bashkë më ish-pjesëtarë tjerë të ushtrisë serbe, kanë kryer masakra të llahtarshme gjatë luftës në Kosovë, ku edhe nga vet organet gjyqësore serbe është vërtetuar se ai me ushtarët tjerë të njësisë së tij, kanë vrarë të paktën 27 civilë shqiptarë, përfshirë gra dhe fëmijë, ku fëmiu më i vogël ishte vetëm 4 vjeç.
Krimineli Kozllina dhe të tjerët, përveç se i kanë masakruar civilët e pafajshëm, me urdhrat e liderëve politikë të Serbisë, kanë zhdukur trupat e viktimave shqiptare dhe ende nuk japin informacion për vendndodhjen e tyre.
Për të gjitha këto krime të tmerrshme, Kozllina ishte dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë, me vetëm 15 vjet, dhe përkundër kësaj, tani raportohet se është larguar nga Serbia për t’i ikur vuajtës së dënimit.
Ky akt është i papranueshëm dhe edhe njëherë e shpërfaqë mungesën e seriozitetit të Serbisë për tu marrë me të kaluarën e rëndë kriminale, për të pranuar përgjegjësinë dhe për t’i dënuar kryerësit e gjenocidit në Kosovë.
Duke qenë se Rajko Kozllina, gjatë kohës së gjykimit ka qenë pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë dhe i njëjti është dënuar me dënim simbolik dhe tani po i mundësohet fshehja dhe ikja e tij nga vuajtja e dënimit, atëherë për të gjitha këto duhet mbajtur përgjegjëse Serbia.
MPJD thekson se e gjithë kjo lidhet edhe me fushatën aktuale të Serbisë kundër Kosovës, ku liderët e atjeshëm me ngulm po përpiqen t’i mohojnë krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, duke kërcënouar edhe serbët që japin informacion për vendndodhjen e varrezave masive në Serbi.
Republika e Kosovës ngreh këtë shqetësim dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar të vendoset drejtësi ndërkombëtare për dënimin e krimeve gjenocidale të kryera nga Sebia gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Gjithashtu kërkojmë që t’i bëhet trysni Serbisë t’i hapë arkivat e ushtrisë dhe policisë së saj, në mënyrë që të bëhet zbardhja e plotë e fatit të të pagjeturve.
Nisur nga veprimet e vazhdueshme destruktive të autoriteteve në Beograd, MPJD thekson se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve midis dy shteteve, derisa Serbia vazhdon t’i fsheh krimet dhe kriminelët, të mos kërkoj falje dhe të mos ndihet përgjegjëse për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë.
Të tjera
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...