Kosova aktualisht ka rreth 10 mijë teste për Covid19
Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 15 June 2020
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë aktualisht ka në dispozicion rreth 10 mijë teste për sëmundjen, Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri, ka thënë Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të arrijnë edhe 10 mijë teste të tjera, ku rreth 6,500 prej tyre janë donacion nga Katari, derisa pjesa tjetër e testeve do të sigurohet nga kontraktorët e mëparshëm, e që kryesisht janë dërgesa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Anglia.
“Instituti Kombëtar ka rreth 10 mije teste ne dispozicion, pra mjaftueshëm për të testuar personat me indikacione për testim, kontaktet e rasteve pozitive dhe të dyshuarit e hospitalizuar në Klinikën Infektive’’, tha Hoti.
Vetëm tre ditët e fundit janë konfirmuar 160 raste të reja me koronavirus, nga 805 persona të testuar.
Megjithëkëtë, vetë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë javës së kaluar (11 qershor), në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se mungojnë teste në masë të madhe, duke shtuar se kjo ka qenë shqetësuese për të. Po të njëjtën ditë, ministria e Zemajt raportoi se diaspora kosovare i ka dorëzuar Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës 12,000 teste.
Duke komentuar deklaratat e ministrit të tij, zëdhënësi Hoti deklaroi se Zemaj ka dashur të tërheqë vëmendjen për nevojën që Kosova të ketë sa më shumë teste në dispozicion për të testuar sa më shumë persona.
Shumë raste në kompani publike dhe private
Testi PCR [Polymerase Chain Reaction] i cili aktualisht realizohet në Kosovë, përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.
Deri më 14 qershor, në Kosovë janë testuar gjithsej 18,512 persona, kryesisht kontakte të rasteve, dhe prej tyre 1,486 kanë rezultuar pozitivë në Covid-19. Vetëm tre ditët e fundit janë konfirmuar 160 raste të reja me koronavirus, nga 805 persona të testuar.
Po bëhen çdo ditë teste në bazë të indikacioneve epidemiologjike dhe asnjë qytetar nuk do të mbetet pa u testuar në bazë të simptomave
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 33 persona me këtë virus.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), në javën e fundit janë shfaqur raste pozitive edhe në mesin e punonjësve në institucione publike dhe private, agjencione, kompani tregtare dhe biznese private.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të premten, në një prononcim për media, se situata është alarmante, dhe se nëse nuk respektohen masat, atëherë autoritetet do të detyrohen t’i kthejnë masat kundër Covid-19, të cilat u liruan dy javë më parë.
Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani ditë më parë ka thënë se ky Institut ka dhe po bën mjaftueshëm teste.
“Po bëhen çdo ditë teste në bazë të indikacioneve epidemiologjike dhe asnjë qytetar nuk do të mbetet pa u testuar në bazë të simptomave”, tha Ramadani.
Shqipëria me numrin më të vogël te testimeve për kokë banori në rajon
Zëdhënësi, Faik Hoti ndërkohë tha se janë duke e shqyrtuar mundësinë e bërjes së testeve serologjike. Testet serologjike, janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin. Për dallim nga testet që i ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deri tash me strisho, të hundës ose gojës, testi serologjik bëhet përmes mostrave të gjakut.
Testet e tilla janë të rëndësishme për të përcaktuar shkallën e imunitetit ndaj sëmundjes COVID-19, posaçërisht te personat që nuk kanë shfaqur simptoma.
“Si ministri po mendojmë që në të ardhmen të bëjmë edhe teste serologjike, por kjo është menduar të bëhet pasi të kalojë situata aktuale me shumë raste’’, tha Hoti.
Sipas worldometers.info, një uebfaqe që transmeton shifrat e fundit mbi koronavirusin në kohë reale, Shqipëria deri më 14 qershor ka realizuar 6,341 teste për një milion banorë, Serbia 34,665 teste gjithashtu për një milion banorë, Maqedonia e Veriut 20,659, dhe Mali i Zi 20,995 për një milion banorë. Në atë faqe nuk ka të dhëna për Kosovën, por sipas dhënave të fundit nga IKSHP, del që në Kosovë deri me tash janë bërë 10,309 teste për një milion banorë./REL
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...