Kosnett zbulon bisedën e mbrëmshme me Kurtin dhe Palmerin
Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 27 April 2021
Ambasadori i SHBA’së në Prishtinë, Philip Kosnett, përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në twitter ka njoftuar se mbrëmë bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë pasur bisedime me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ku kanë diskutuar për gjerësisht për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kosnett thotë se këto bisedime kanë qenë produktive, derisa thekson se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbetet qenësor për suksesin në ekonomi dhe në procesin e integrimeve, raporton Express.
“Mbrëmë patëm një diskutim të gjerë, dhe produktiv me kryeministrin AlbinKurti dhe Matt Palmer të Departamentit të Shtetit.Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Kosnett.
Për dialogun Kosovë-Serbi mbrëmë kanë diskutuar edhe presidentja Vjosa Osmani me zyrtarin amerikan Philip Reeker. Reeker ka thënë se palët duhet tregohen konstruktive në dialogun që duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.
Derisa edhe Departamenti i Shtetit Amerikan sot ka lëshuar një komunikatë për media, ku flitet për dialogun Kosovë-Serbi dhe përkrahjen amerikane në këtë proces që këmngulin se duhet të finalizohet me njohje reciproke.
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të detyrueshme të normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, që hedh bazat e një bashkëpunimi dhe prosperiteti të qëndrueshëm. Ne mbështesim Dialogun e lehtësuar nga BE dhe inkurajojmë palët që të angazhohen përsëri në këtë proces me një ndjenjë urgjence për të adresuar çështje teknike dhe politike. Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar angazhimet e tyre në Uashington në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan./
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...