Kosnett: Qeveria Kurti 2 nuk duhet të ngutet me vendosjen e reciprocitetit

Autori: Gazeta inFokus
07:35 | 16 April 2021
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se nuk do të ishte konstruktive tani që Kosova të vendosë masat e reciprocitetit.“Pikëpamja jonë është se tani nuk do të ishte konstruktive që Kosova të vendosë reciprocitetin.
A ka Kosova ka të drejtë ligjore si vend sovran për ta bërë këtë, do të thosha ‘po’.Por, qeveria gjithashtu ka thënë se dëshiron të ketë qasje të kujdesshme për zhvillimin e strategjisë për dialog, që duan të flasin me partnerët e tyre ndërkombëtarë, si dhe me hisedarët brenda vendit dhe të hartojnë një qasje të kujdesshme dhe gjithëpërfshirëse. Mendoj se kjo ka kuptim. Pra, duhet të bëhet dallimi në mes të asaj që qeveria e Kosovës thotë se kemi të drejtë, mund të vendosim hapa të caktuar dhe thënies se do ta bëjmë këtë menjëherë.
Mendoj se qeveria ka treguar qëndrim konstruktiv duke dëshiruar që të planifikojë dhe të bëjë përpjekje për hartimin e qasjes së saj. Jo vetëm të ngutet në një drejtim të caktuar. Prandaj, në këtë kuptim, mendoj se është e drejtë të themi se Kosova tashmë ka hyrë në procesin e dialogut. Dhe shpresoj se sa më shpejt do të ketë takime me Serbinë në Bruksel duke e kuptuar se nuk mund të mbyllet çdo gjë me një takim të vetëm, është proces”.
Kosnett, në një intervistë në Klan Kosova, i ka thënë Qeverisë Kurti 2 që të mos ngutet dhe të vendosë reciprocitetin me Serbinë tani.“Mos i vendosni tani. I merrni parasysh përderisa e zhvilloni strategjinë e përgjithshme. Çka do të më bënte më të lumtur – jo vetëm mua, por çka do të bënte edhe qeverinë time më të lumtur do të ishte nëse vendet tjera që kanë vendosur pengesa të thonë: E dini, nuk duam të hyjmë në luftë tarifore ku gjithnjë e më shumë vëmë presion mbi të gjithë qytetarët tanë, do të dëshironim që të gjithë të shkojnë në drejtim më pozitiv”.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...