Lajme

Kosnett për betejat rreth certifikimit: Është me rëndësi që të gjithë t’i ulin gjakrat dhe të ecin përpara e t’na lejojnë të gjithëve që të përqendrohemi në përmbajtjen e platformave të partive

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 25 January 2021

Zhvillimet e fundit politike, rreth mocertifikimit të disa subjekteve politike nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor, i ka komentuar ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Në një intervistë ekskluzive dhënë për Gazeta Blic, Kosnett thotë se institucionet Institucionet e Kosovës, përfshirë gjykatat, përfshirë presidencën, të gjitha institucionet kanë rol kushtetues që duhet të luajnë, por kjo nuk është ndeshje futbolli dhe nuk do të komentoj kush çka ka thënë dhe kujt.

Ambasadori Kosnett bënë thirrje nga të gjitha partitë politike dhe institucionet vendore, që të gjithë t’i ulin gjakrat dhe të ecin përpara e t’na lejojnë të gjithëve që të përqendrohemi në përmbajtjen e platformave të partive.

-Advertisement-

Ambasadori Kosnett: Ju kam dhënë përgjigje. Institucionet e Kosovës, përfshirë gjykatat, përfshirë presidencën, të gjitha institucionet kanë rol kushtetues që duhet të luajnë, por kjo nuk është ndeshje futbolli dhe nuk do të komentoj kush çka ka thënë dhe kujt. Mendoj se është me rëndësi që të gjithë t’i ulin gjakrat dhe të ecin përpara e t’na lejojnë të gjithëve që të përqendrohemi në përmbajtjen e platformave të partive. Mirë? Shumë njerëz kanë dhënë shumë deklarata gjatë fundjavës dhe është koha të ri-përqendrohemi në politika dhe t’i lëmë të gjitha institucionet të bëjnë punën e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera