Fokus

Kosnett pas lojës me Anglinë, “Kosova po tregon që në sport e fusha tjera është e gatshme për liga të mëdha”

Autori: Halil Berisha 09:50 | 11 September 2019

Për lojën e së mërtës në futboll të Kosovës si mysafir në Angli, e cila përfundoi me rezultat 5 me 3, ka shkruar edhe kryediplomati amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Ambasadori i shtetit më të fuqishëm në Botë në Kosovë, ka pasur fjalë të mëdha për Kosovën, shkruan gazeta inFokus.

E këto, jo vetëm për sport.

-Advertisement-

“Urime ekipit kombëtar të Kosovës për përformancën e fortë të tyre kundër Anglisë. Në sport, ashtu sikur në shumë fusha tjera Kosova po tregon se është gati për liga të mëdha. Po shohim përpara për lojën ktyese në shtëpi”, ka shkruar Kosnett në profilin e ambasadorit amerikan në Twitter./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera