Lajme

Kosnett në takim me Lajcak: SHBA mbështet dialogun e udhëhequr nga BE

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 01 March 2021

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me të dërguarin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak.

Kosnett ka thënë se BE-ja e ka mbështetjen e plotë të SHBA’së në ndërmjetësimin e dialogut mes këtyre dy vendeve.

Ai po ashtu shtoi se qëllimi i këtij dialogu do të jetë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë për të dyja vendet.

-Advertisement-

“Në takimin e sotëm me Miroslav Lajcak, riafirmova mbështetjen e SHBA-së për një bashkëpunimi, për dialogun, të udhëhequr nga BE-ja. Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë Euro-Atlantik nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Kosnett.

Lajcak po qëndron në Kosovë në një vizitë tre ditore ku do të takohet me liderët politikë të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera