Lajme

Kosnett mbështetë zëvëndëskryeministren Redzepi

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 31 March 2021

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i ka dal krah zëvëndëskryeministres kosovare, Emilia Redzepi.

Kosnett ka thënë se ashtu siç e pranon zëvendëskryeministrja e parë Emilija Rexhepi e pranojmë edhe ne se faktin se përqafimi i shumëllojshmërisë dhe përfshirjes sjell përfitime për të gjithë qytetarët.

Ky reagim i Kosnett vjen pas një keqinterpretimi që iu bë një deklarate nga e kaluara zëvëndëskryeministres Redzepi.

-Advertisement-

“Siç pranon zëvendëskryeministrja e parë e pakicave joserbe e Kosovës, Emilija Redzepi dhe siç pranojmë ne, përqafimi i diversitetit dhe përfshirjes prodhon përfitime konkrete për të gjithë qytetarët. Të punojmë së bashku drejt rezultateve të vërteta për të drejtat e njeriut, reformën zgjedhore, lirinë fetare dhe drejtësinë kalimtare”, ka shkruar Kosnett.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera