Kosnett: Kurti dhe Osmani kanë vizion e energji, kjo është shumë emocionuese për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
21:36 | 22 February 2021
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett është shprehur i mahnitur nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Ai tha se këto zgjedhje ishin të lira, të drejta dhe profesionale.
Kosnett në një intervistë në Pressing të T7 tha se në Kosovë eksziston një dëshirë e madhe për t’iu dhënë rastin Kurtit e Osmanit për ta formuar qeverinë e re.
“Mendoj se me siguri flas për shumë njerëz kur them se shpresoj që Kosova të hyjë në një valë ku nuk do të ketë kaq shumë zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, isha shumë i lumtur, shumë i mahnitur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Duket që ishin të lira, të drejta, sigurisht që u mbajtën në mënyrë të sigurtë dhe profesionale. Sigurisht janë disa hetime duke u zhvilluar dhe gjithmonë ka mësime që nxirren”, tha Kosnett
Kosnett tha se i njeh mjaft mirë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin dhe se është takuar shumë herë me ta, para dhe pas zgjedhjeve.
“I njoh Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin mjaft mirë tashmë dhe mendoj se është e qartë që në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për t’iu dhënë rastin për ta formuar qeverinë dhe për ta udhëhequr vendin dhe mendoj se ata kanë vizion e energji dhe kjo është kohë shumë emocionuese për Kosovën. Jam takuar me ta shumë herë, përfshirë edhe pas zgjedhjeve”, shtoi ai.
Të tjera
-
Tërmeti godet Bosnjën
Tërmet prej 3.1 shkallë ka goditur Bosnjën. Një tërmet prej 3.1 shkallë Ri...
-
Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten 435 qytetarë
Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 435 tiketa për qytetarët q...
-
Deputetja e Kuvendit të Kosovës më 7 mars ndan foton e veçantë kur ishte drejtoreshë e shkollës
Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës ka uruar mësuesit për fest...
-
7 marsi dita kur mësuesi Shaban na e dha mësimin më të çmuar
Dita e 7 marsit shënon ditën e mësuesit, mësues ishte edhe Shaban Jashari nga...
-
Hajnat në Prishtinë i shfrytëzuan maskat anti-Covid për të vjedhur në një banesë
Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë hy...
-
Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në raportin policor janë raportuar dy raste të dhunë...
-
Likaj uron 7 marsin: Mësuesit janë faktor kyç për emancipim shoqëror
Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj me rastin e 7 marsit, k...
-
I mituri në Podujevë plagos me armë zjarri të miturin tjetër
Një i mitur e ka plagosur me armë zjarri një të mitur tjetër në fshatin Kërpi...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Gr...
-
Ku e ka origjinën koronavirusi? Pritet nxjerrja e raportit nga OBSH’ja
Hetuesit që zhvilluan inspektime në Kinë për të zbuluar origjinën e koronavir...
-
Treni godet veturën në Prishtinë, ka të lënduar
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngje...
-
Mitrovicë: Djali e godet disa herë me thikë babain e tij
Një person është therur me thikë nga djali i tij në Mitrovicë, shkruan Gazeta...