Lajme

Kosnett: Kurti bashkë me Osmanin janë në syrin e publikut

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 27 October 2020

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për ish-kryeministrin, Albin Kurti dhe për kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, duke thënë se këta të fundit janë në vëmendje dhe se populli ka opsione të ndryshme për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.

Kosnett tha se Kurti e kupton se pse njerëzit e kanë votuar atë për kryeministër, që sipas tij është shpresa që ai do ta luftojë krimin dhe korrupsionin në vend.

“Duhet të mbajmë mend qeverinë që u krijua mes koalicionit LDK-VV. Unë mendoj se Kurti e kupton se pse e kanë votuar njerëzit për kryeministër, për ta zhdukur korrupsionin, mendoj që VV dhe Vjosa Osmani vazhdojnë të qëndrojnë në syrin e publikut dhe mendoj që qytetarët e Kosovës do të kenë opsione kur do të jenë zgjedhjet”, tha Kosnett në tv Dukagjini.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se nëse Kosova shkon në zgjedhje, SHBA e respekton dhe e mbështet këtë, por shtoi se gjithmonë qeveritarët duhen të i përmbahen Kushtetutës.

“Nëse Kosova shkon kah zgjedhjet ne e respektojmë këtë, SHBA e mbështet ketë, vetëm që qeveritarët t’i përmbahen Kushtetutës”, ka theksuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera