Lajme

Kosnett: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 03 May 2021

Në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë.

Kosnett ka thënë se gazetarët e meritojnë respektin dhe mbrojtjen, shkruan Gazeta Infokus.

“Një shtyp i gjallë, i lirë – që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë – është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme. Gazetarët e meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. Kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj vetë demokracisë”./Gazeta Infokus/

Të tjera