Lajme

Kosnett i siguron Hotit përkrahjen e SHBA-ve në sfidat e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 05 June 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në një takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Në këtë takim, Hoti e falënderoi Kosnettin për mbështetjen e SHBA-ve dhe e njoftoi për vendosmërinë e qeverisë së Kosovës për punë të afërt me SHBA-të, shkruan lajmi.net.

Hoti e njoftoi Kosnett për prioritetet e qeverisë, ndër to edhe për dialogun me Serbinë.

-Advertisement-

Kosnett i siguroi Hotit mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën, sidomos për përmirësimin e marrëdhënieve rajonale, zhvillim ekonomik, sundim të ligjit e luftë kundër korrupsionit.

Njoftimi i plotë i Kryeministrisë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në një takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti e falënderoi ambasadorin Kosnett për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve për vendin tonë, si dhe pohoi vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë me SHBA-të edhe në të ardhmen.

Po ashtu, kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Kosnett për prioritetet e menjëhershme të qeverisë së re, siç janë: lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike. Krahas këtyre, ai theksoi edhe prioritetet e tjera, si forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i korrupsionit, rritja e punësimit, zhvillimi i tregut të lirë dhe marrja e përgjegjësive për dialogun.

Ambasadori Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojnë mbështetjen e saj për Kosovën, sidomos në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit – përfshirë këtu edhe luftën kundër korrupsionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera